Legalizimi i çertefikatave për banorët e Malësisë së Madhe tashmë nuk do të kryhet më në prefekturën e qarkut Shkodër por në nënprefekturën e Malësisë së Madhe. Nën prefektja Taze Lohja që mbulon atë zonë u shpreh se rikthimi i legalizimit të çertefikatave në Malësinë e Madhe është bërë për t’i shkurtuar udhëtimin banorëve dhe për të minimizuar shpenzimet e tyre, kryesisht të atyre të zonave më të thella.

Legalizim të çertefikatave për banorët e Malësisë së Madhe janë çdo ditë si dhe pa pagesë shprehet nënprefektja Lohja.

Tashmë edhe numri i kërkesave për legalizim të çertefikatave në nënprekfekturën e Malësisë së Madhe si gjatë muajve të dimrit por edhe në verë është më i lartë për shkak të afërsisë dhe procedurës që përfundon më shpejt se më përpara.

Artikulli paraprakGRUDË, RRUGA E VARREZAVE KËRKON INVESTIME
Artikulli tjetërSHKODËR, NË TRI VITE ASNJË VRASJE PËR GJAKMARRJE