Nje helikopter eshte rrezuar ne fshatin Grizhe ne Malesin e Madhe
. Lajmi konfirmohet nga banore te zones te cilet kane njoftuar policine. Policia eshte nisur drejt vendit te ngjares.Paraprakisht mësohet se banorë të zonës kanë nxjerrë me varka një pilot të plagosur në dorë. Ndërkohë mësohet se sipas ushtarakut të nxjerrë nga liqeni, janë dy pjestarë të ekuipazhit që sipas tij kanë humbur jetën. Konfirmohet se ka ndërruar jetë kapipteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa i plagosur është ushtari profesionist, Gerald Baramucca. Nga burime zyrtare mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh. Bëhet fjalë për helikopter francezë të markës Kugar, të blerë në vitin 2009. Helikopteri pesë vendësh ishte në kthim kur në oren 13:45 ka humbur komunikimin me kullen e Rinasit dhe është zhdukur nga radarët. Në bordin e tij kishte tre persona nga të cilët, dy kanë humbur jetën. Këtë lajm e konfirmojnë drejtuesit e policisë së Malësisë së Madhe. Por ndërkohë burime aeroportuale ushtarake konfirmojnë se në bord kanë qënë vetëm dy pilotë të ushtrisë, dhe shtohen pikëpyetjet për identitetin e personit të tretë si edhe misionin e fluturimit. Bëhet e ditur se helikopteri kishte armatim. Nd
/ Star Plus TV /