Mbërritja e dozave të tjera të vaksinës Pfizer/Biontech ka rritur interesin e të rinjve në bashkinë edhe Malësi e Madhe për t’u vaksinuar. Kryevaksinatori pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Skender Jacaj thotë se hapja e universiteteve dhe vaksinimi I detyrueshëm ka ndikuar në rritjen e numrit të të vaksinaurve po aq sa mbërritja e dozës së vaksinës Pfizer.
Qytetarët nuk duhet të bëjnë dallim mes dozave të vaksinave thotë kryevaksinatori, pasi kanë të njejtën mbrojtje ndaj virusit. Ai ka një mesazh drejtuar qyetarëve të bashkisë Koplik.
Në bashkinë Malësi e Madhe janë administruar më shumë se 17 mijë doza vaksina të para dhe të dyta. Muajin e fundit, interesin më të lartë e kanë treguar të rinjtë për shkak të hapjes së universiteteve.