DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Sh., 61 vjeç, Gj. M., 63 vjeç dhe N. L., 49 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi kanë organizuar një protestë të paligjshme, në sheshin përpara bashkisë.

Pasditen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, është vjedhur automjeti tip
“Golf 4”, në pronësi të shtetasit F. D., 20 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSEKTORËT KU FITOHET MË SHUMË, PUNA MENDORE PO SHPËRBLEHET, POR DHE ATA QË SHESIN PRONA
Artikulli tjetërAVOKATI: TË DËNUARIT E BURGUT TË REÇIT THIRRJE OPOZITËS TË VOTOJNË AMNISTINË