Prej pak kohësh ka përfunduar rikonstruksioni i godinës së repartit zjarrfikës në Malësinë e Madhe.
Drejtori Besnik Hasa shprehet se ndërhyrja në këtë godinë ishte e nevojshme prej kohësh, pavarësisht fondit të vogël që iu akordua në fillim.
Një tjetër automjet I ri pritet të vijë deri në muajin prill bën të ditur Hasa ndërsa tregon se ky repart mund të quhet ndër më të kompletuarit në rang vendi.
Ky rikonstruksion edhe pse I vonuar ishte I domosdoshëm për repartin zjarrëfikës të Malësisë së Madhe. Drejtori Hasa bën të ditur se një pjesë tjetër e investimeve për mirëmbajtjen e kësaj godine do të vihen në zbatim gjatë muajve në vazhdim.