Territori i bashkisë Malësi e Madhe pritet që të marrë një pamje të re falë investimeve të qeverisë, e cila pritet që shumë shpejt të financojë projekte kolosale. Është vetë kreu i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj i cili në një intervistë për Star Plus tregon se brenda pak muajsh në qytetin e Koplikut pritet të nisë ndërtimi për ujësjellësin e ri me një vlerë financiare rreth 4. 5 miliardë lekë të vjetra.
Ndërkohë sipas kryebashkiakut Tonin Marinaj Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të dhurojë një shumë kolosale për ndërtimin e stadiumit në këtë bashki. Ky impiant do të ndërtohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe sipas Marinaj, stadiumi mendohet se do të ketë 3000 vende.
Rëndësi të vecantë do ti kushtohet edhe turizmit liqenor shprehet Marinaj
Ndërkohë miratimi i projekt – buxhetit të 2020- ës, i bashkisë Malësi e Madhe do ti hapërrugë një sërë investimesh të rëndësishme në infrastructure.