Udhëtimi drejt Malësisë së Kurbinit, zonë në të cilen ndodhen 7 fshatra bëhet vetem me mjete të larta.I gjithë segmenti rrugor me gjatësi rreth 15 km është i degraduar.Me gropa të shumta dhe i rrezikshem për shkak të terrenit malor, zona është thuajse e izoluar.Mbetur prej vitesh jashtë hartës së investimeve në këto fshatra mungon dhe shërbimi shëndetësor si dhe ka probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, duke bërë që pjesen më të madhe të kohes zona të jetë në errësire.

Përballë mungesës së vemendjes nga pushteti vendor dhe ai qëndror, banoret u ngriten në proteste.Ata e konsiderojnë të papranueshme gjendjen në të cilen ndodhet Malësia e Kurbinit. Mungesa e investimeve, kryesisht në infastrukturen rrugore ka sjellë braktisje masive të fshatrave të kësaj zone, ndërsa edhe ata banor që kanë ngelur e kanë humbur shpresen që situata mund të ndryshoje.

Deri rreth dy dekada më parë në fshatrat Skuraj, Gallat, Gërnac, Vinjoll, Selitë, Daul dhe Malbardhe ka patur rreth 8 mijë banor, por sot nuk ka më shumë se 1 mijë.

Artikulli paraprakKURBIN, BALLA-POLICISË: ZBARDHNI KRIMET
Artikulli tjetërPËRKTHIMET NË GJERMANISHT, SHQIPËRIA E VARFËR