Sipërfaqe te mëdha me vreshtari , udhinje, por edhe peme jo frutore janë djegur dhe vazhdojnë te digjen nga flaket e zjarrit , ne fshatrat Baliaj, Gjorme I sipërm te Grizhës ne njësine administrative Gruemire. Kamera e Star plus Tv e ndodhur ne keto fshatra ka ndjekur nga afër punën e disa banorve te fshatit te cilët janë munduar te mbajnë nen kontroll flaket e zjarrit, për te mos vijuar më tej , veçanërisht drejte shtëpive te banimit. Ndonëse sa shuhej një vatër zjarri , ndizej një tjetër, gjithsesi ne betejen me flaket e zjarrit te vetmit janë këta pak banor dhe punonjësit e zjarrfikëseve nga Kopliku dhe Shkodra.
Rreth kësaj situate te perjetuar nga flaket e zjarrit per star plus banoret shprehen . Nderkaq edhe komandanti I repartit te zjarrfikseve ne M.Madhe Besnik Hasaj I ndodhur se bashku me punojsit e tij , ku zjarri deshte treguar I pa meshirshem edhe me shtepit e pa banuara te ketyre fshatrave eshte shprehur. Na u desh edhe ky zjarre qe jeta ketu ne kto fshatra thella te Grizhes te na behet e pa perballueshme, ndaj ndonese emigrimi jasht shtetit po behet gjithnje e me shume nje molle e ndalueme. I kerkojme bashkise dhe shtetit te migrojne diku brenda vendit , jemi ne gjendje skandaloze , me shtepi dhe prona te djegura , pa uji te pishem ,pa mundesi jete shprehen keshtu keta banore te cilet e vazhdojne serish betejen me flaket e zjarrit Keshtu bashkia M.Madhe , por edhe prefektura e qarkut Shkoder duhet te mendojne per te normalizuar situaten , sepse rreziku I djegjes se shtepiave te banimit ketu eshte evident.Kerkohet kjo ndihme , ne menyre qe kjo beteje te mos jete e humbur.