Këshilli i Bashkisë së Malësisë së Madhe ka shpallur “Qytetarë Nderi” futbollistët e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe pritet që titulli t’u dorëzohet lojtarëve përmes një ceremonie të veçantë.
Sipas Këshillit Bashkiak, lojtarët shkodranë do të nderohen për kontributin e dhënë në kombëtaren shqiptare në Euro 2016… Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në 3 ndeshjet e zhvilluara të Shqipërisë në fazën e grupeve në Francë, madje në ndeshjen e parë duke qenë dhe kapiten i skuadrës. Ndërsa Bekim Balaj nuk do të harrohet për golin e tij të mrekullueshëm ndaj Portugalisë, në fitoren që ishte pikënisja e ëndrrës së madhe të Kampionatit Europian