Tregu i sigurt, terreni dhe kushtet klimatike te favorshme po i orientojne gjithnje dhe me shume fermeret ne veri te vendit drejt kultivimit te bimeve medicinale dhe aromatike.
Sipas te dhenave zyrtare, ne bashkine e Malesise se Madhe, gjate dy viteve te fundit siperfaqja e tokes e kultivuar me keto bime eshte dyfishuar duke arritur ne afro 4000 hektar, ndersa mbi 2000 eshte numri i familjeve qe sigurojne te ardhura ekonomike nga kjo sipermarrje e cila po ndikon edhe ne rritjen e numerit te te punesuarve. Specialistet e sektorit te bujqesise ne kete zone thone se perveç shtimit te siperfaqes se mbjelle tjeter dukuri pozitive e koheve te fundit eshte kultivimi i bimeve te reja si dhe rikthimi ne mase i fermereve drejt perdorimit te farerave autokoktone, te preferuara ne tregun nderkombetar. Aktualisht prodhimi vetem per sherbelen, ne Malesine e Madhe, arrin deri ne 2000 tone ne vit. Ky fakt bene qe sektori i bimeve medicinale dhe aromatike, qe funksionon i plote nga kultivimi deri te magazimi, te vlersohet si nje histori suksesi, nga drejtuesit e institucionit rajonal te bujqesise ne qarkun e Shkodres. Eksporti i bimëve mjekësore dhe aromatike listohet nder me te rendesishmit në eksportin e pergjithshem bujqësor te Shqiperise dhe rreth 70 % e prodhimit te ketyre bimeve qe eksportohen kryesisht ne SHBA, sigurohet nga zona e Malesise se Madhe.