Të paktën 20 raste të zjarrvënieve të qëllimshme me një shtrirje të konsiderueshme janë regjistruar në Malësinë e Madhe vitin që kaloi.

Për këtë kreu i repartit të Policisë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Besnik Hasaj ka reaguar duke i bërë një apel policisë së shtetit të marrë masa për parandalimin dhe evidentimin e keqbërësve të cilët në mënyrë të papërgjegjshme i vënë zjarrin shkurreve për hapjen e kullotave

Hasaj paraqet shqetësimin për mungesën e hidranteve. Ai shprehet se investimet e Drejtorisë së Ujësjellësit janë të pamenduara sepse kjo e fundit në investimet që po kryen në Malësi të Madhe nuk ka parashikuar ndërtimin e hidranteve për zjarrfikëset

Si rezultat i thatësirës edhe burimet e ujit bien pasi ka edhe shumë ndërhyrje në rrjetet e jashtme. Mungesa e Hidranteve, e mjeteve të specializuara dhe amortizimi i automjeteve janë disa nga vështirësite me të cilat po përballet ky shërbim jetik për qytetarët.

Qindra hektarë pyje, shkurre dhe kullota u shkrumbuan vitin e kaluar në Malësinë e Madhe ku më i rrezikshmi konsiderohej në parkun kombëtar të Thethit.

Mjetet zjarrfikëse që u nisën nga Malësia e Madhe e kishin të pamundur për të ndërhyrë ndaj zjarri i cili qëndroi aktiv për një javë u shua me ndihmën e helikopterëve Cougar të Emergjencave Civile.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA, SHUMË LARGIME, ASNJË AFRIM…
Artikulli tjetërSHKODËR, I RIU VDES DUKE U LARË NË LUMË, DYSHOHET PËR ATAK KARDIAK