Nisin reshjet e para të borës në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë .
Për shkak të temperaturave të uljes së temperaturave reshjet e borës kanë nisur në zonat e Kukësit dhe Tropojës . Gjithashtu , e mbuluar nga dëbora është zgjuar edhe zona e Lepushës në Kelmend të Malësisë së Madhe . Ulja e temperaturave mbrëmjen e kaluar ka bërë që në disa zona të veriut të vendit të nisin reshjet e borës.
E para që është zgjuar nga bardhësia e saj ka qenë Puka, ku në lartësi mbi 1200 metra trashësia e saj arrin deri në 10 centimetra. Drejtuesit e mjeteve duhet bëjnë kujdes në aksin Qafe Mali -Bajram Curri, ku ka mjegull të dendur dhe prezencë bore. Reshje bore janë regjistruar edhe në zonat e thella të Kukësit duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në Rrugën e Kombit trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa borëpastrueset kanë ndeërhyrë për pastrimin e rrugës. Reshje bore janë shënuar edhe në lartësitë e Dibrës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë shkaktuar edhe probleme në aksion nacional Milot-Burrel ku ka pasur rrëshqitje gurësh ndërsa është ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks.