Shkollat, kopshtet dhe çerdhet e qarkut të Shkodrës janë bërë pjesë e kontrolleve të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë ndryshe nga AKU, institucion që vijon të jetë i betonizuar përsa i përket dhënies së informacionit.

Kryeinspektori Denis Malevi tregon se pothuajse të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Shkodrës janë inspektuar dhe janë dërguar shkresat zyrtare në institucione për marrjen e masave për ato shkolla që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare në mënyrë që të jenë gati për sezonin e ardhshëm shkollor. Një prej problemeve që shqetëson inspektoriatin e shëndetësisë në Shkodër është mungesa e punonjësve të stafit për të mbuluar të gjithë qarkun por kontrollet apo inspektimet bëhen edhe jashtë orarit të punës. Inspektoriati i Shëndetësisë do vijojë kontrollet ndërsa në sezonin veror një vëmendje është edhe për zonat turistike.

Artikulli paraprakPOLICIA PËR AKSIDENTET: SYNOJMË ULJEN NË 2% TË NUMRIT
Artikulli tjetërM.MADHE, NGA 7 MIJË PENSIONISTË PËRFITOJNË VETËM 200 RRITJE