Kjo rrugë është tejet e amortizuar , madje prej 30 vitesh nuk ka njohur asnjë ndërhyrje. Në pamje të parë të krijon përshtypjen e një rruge të parëndësishme por ndërtimi i saj do të shkurtonte distancën mes Lezhes e Velipojës. Ky aks me një gjatësi rreth 5 km nis nga bendi tek Mali i Jushit e lidhet me Urën e Gjo Lulit.

Në fakt qeveria ka nisur një investim për ndërtimin e rrugës Balldren-Torovicë me gjatësi 19.3 km.Rruga përfundon aty ku nis kufirin mes Torovicës dhe Malit të Jushit .

Rruga nga Mali I Jushit lidh këtë zonë me Urën e “Gjo Lulit”, Mali Kolaj e me të gjithë zonën e Velipojës. Për kryetarin e fshatit Mali Kolaj Gjeto Lekaj ndërtimi i rrugës do të shpëtonte banorët për faktin se të gjithë kanë tokat aty dhe e kanë të vështirë që të qarkullojnë me mjete

Gjeto Lekaj ka një apel për qeverinë që ashtu sic ka nisur ndërtimin e rrugës Balldren-Torovicë ashtu të nisë edhe ndërtimin nga Mali i Jushit-Ura e Gjo lulit

Rruga përgjatë gjithë gjatësisë është m,e gropa të mëdha të cilat në kohë me shi mbushen me ujë dhe rruga bëhet e pakalueshme për banorët.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKTOHET RRUGA “QAZIM RROJI”
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, VELIPOJA PA PUSHUES