Një djalë i ri shqiptar, 28 vjeç në zgjedhjet e para pluraliste në ish-jugosllavi u zgjodh deputet në parlamentin e Malit të Zi. Xheladin Zeneli u bë i famshëm asokohe me fjalimet e tij pro shqiptarëve dhe kundër agresionit të shtetit të ish-jugosllavisë.

Një nga fjalimet që tronditi deputetët në parlamentin e Malit të Zi në vitin 1991 ishte ai për qëndresën e 750 shqiptarëve në Sutorman, të mobilizuar nga armata serbe gjoja për luftë. Ish deputeti Zeneli mori pjesë në filmin dokumentar Sutormani 1991 i shfaqur në fshatin shqiptar Katërkollë në Malin e Zi.

Fjalimet e ish deputetit Zeneli priteshin tejet vrazhdë nga deputetët e tjerë në Malin e Zi në vitin 1991.

Pas disa fjalimeve të famshme në Parlamentin malazez pak kohë më pas Xheladin Zeneli dha dorëheqjen si deputet dhe u largua drejt Amerikës edhe si shkak i kërcënimeve dhe fyerjeve që merrte.

Edhe sot pas 30 viteve gjendja e shqiptarëve në Malin e Zi nuk është ajo e duhura.

Prej vitesh ish deputeti Xheladin Zeneli jeton në Amerikë. Në zgjedhjet e para thuajse 30 viteve ishin 4 shqiptarë që u votuan si deputet në Parlamentin e Malit të Zi, numri më i lartë deri më tani kjo për shkak edhe të përçarjes së vetë partive shqiptare në shtetin malazez herë pas here.

Artikulli paraprakMALI I ZI, SI I REZISTUAN 750 SHQIPTARË USHTRISË SERBE NË 1991
Artikulli tjetërBARDHI: VALDRIN PJETRI I DËNUAR NË ITALI PËR DROGË