Kino salla në fshatin Katërkollë të kulturës, vite më parë një qendër e rëndësishme e ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare në Malin e Zi është lënë në harresë të plotë.

Kjo sallë e cila mbart një histori të rëndësishme është drejt degradimit të plotë ndërsa në gjithë këto vite komuna e Ulqinit në Malin e Zi, e cila ka në varësi edhe pse është drejtuar nga disa politikan apo parti shqiptare nuk ka investuar për ta rikonstruktuar për të mos e lejuar të shkojë në këtë gjendje. Shqetësimin për shkatërrimin e kësaj salle e shprehu edhe Hajredin Kovaçi, drejtues i fondacionit “Studenti” në shtetin malazez.

Edhe biblioteka që është fare pranë kino sallës në fshatin Katërkollë mund të quhet e mbyllur si shkak i degradimit dhe harresës nga komuna e Ulqinit por edhe vetë qeveria e Malit të Zi.

Banorët dhe aktivistët shqiptar në në Malin e Zi prej vitesh kanë kërkuar që komuna e Ulqinit ose shteti malazez të ndërhyjnë për rikonstruksionin e kino sallë në Katërkollë por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDOJNË PUNIMET NË KOPSHTIN E OBLIKËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA FEMRA, FITORJA E DYTË NË ELEMINATORET E CHAMPIONS