Në një debat të gjatë prej disa ditësh dhe nën tensione, parlamenti i Malit të Zi mbrëmë ka votuar Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare. Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që të respektojnë atë.

Mali i Zi që në vitin 2008, bazuar në dispozitat kushtetuese dhe Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë për periudhën 2008-2018, ka aprovuar Strategjinë e Politikave të Pakicave Kombëtare, si dokument themelor i planifikimit që përcakton politikën e Qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popujve pakicë, gjerësisht obligimin e organeve shtetërore për krijimin e kushteve për përmirësimin dhe avansimin e kushteve jetësore në të gjitha sferat e saja,gjatë zbatimit të dokumentit.

Një muaj më parë gjatë një aktiviteti ne Ostros të Krajës policia malazeze ndaloi Irfan Domnorin nga Shkodra e më pas e dënoi me 300 euro gjobë për faktin se valëviti flamurin shqiptar. Në shtetin fqinj më herët ishte ndaluar me ligj ekspozimi i flamurit kombëtar shqiptar nëse nuk shoqërohet edhe me atë malaze. Megjithatë mbrëmjen e së Premtes parlamenti i Malit të Zi votoi ligjin i cili lejon ekspozimin e flamurit shqiptar dhe simboleve kombëtare shqiptare

Artikulli paraprakLAÇ, BANORËVE U KËRKOHET TË LARGOHEN NGA HOTELI
Artikulli tjetërSHKODËR, FOURISTRADA PËRPLAS NJË PERSON ME BIÇIKLETË