Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare të Malit të Zi ka urdhëruar të gjithë operatorët nga fusha e telekomunikimeve të përjashtojnë mundësinë e përdorimit të aplikacioneve Viber dhe WhatsApp, si dhe shërbimet tjera të ngjashme të cilat janë përdorur gjatë ditës për komunikim të padëshiruar mes klientëve.

Me një urdhër të Agjencisë, operatorët janë të detyruar të zbatojnë këtë masë që është në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, i cili parashikon se komunikimi për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë lejohet vetëm me pëlqimin paraprak të përdoruesit. Kompanitë njoftojnë se nuk kanë dhënë informacione për përdoruesit e tyre dhe se respektojnë standardet më të rrepta të sigurisë si dhe procedurat për mbrojtje të përdoruesve dhe të dhënave të tyre.

Artikulli paraprakMARINSI AMERIKAN AKSIDENTON PËR VDEKJE 4 PERSONA
Artikulli tjetërFALEN DETYRIMET E USHTARAKËVE, 220 PËRFITUES NË SHKODËR