Më shumë se 3 mijë vetë kanë protestuar në Podgoricë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Malit të Zi, e cila udhëhiqet nga kryeministri Milo Gjukanoviç.

 

Opozita po kërkon një qeveri kalimtare deri në mbajtjen e “zgjedhjeve të përgjithshme”. Të mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit, e cila po ruhej nga policia, protestuesit kanë vendosur pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe “poshtë hajnat”.

LIDERËT E OPOZITËS NË PROTESTË DERI NË DORËHEQJEN E GJUKANOVIÇ

Liderët e opozitës i kanë bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë para parlamentit deri në dorëheqje të qeverisë. Disa nga protestuesit kanë vendosur edhe tenda.

Gjukanoviç ka udhëhequr për tri mandate Malin e Zi, që nga viti 1990. Vendi me një popullsi prej 630 mijë banorë ka numrin e papunësisë prej 20%.

Artikulli paraprakANËTARËSIA E PS, FILTRIMI SHTYHEN PËR NË 5 TETOR
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, NDËRHYRJE NË KANALE NGA BORDI I KULLIMIT