Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi, Naida Nishiq, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Mal të Zi mund të pritet vendosja e orarit shtatorësh.

Ajo ka thënë për mediat atje se përfitimet sociale do të jenë më të drejta në të ardhmen, si dhe se nuk do të ketë shfuqizimin e Fondit të PIO, por se do të reformohet.

“Ajo që ka paralajmëruar kryeministri Milojko Spajiq në fushatën parazgjedhore do të ndodhë këtë vit”, ka thënë ajo.

Nishiq ka shtuar se të gjitha analizat kanë treguar se padrejtësia më e madhe u është shkaktuar pensionistëve të cilët e kanë kaluar jetën e tyre të punës në vende të ndryshme, si dhe se rreth 3500 pensionistë nga shtetet e ish-Jugosllavisë marrin pensione të cilat kur mblidhen janë më të ulëta se mesatarja.

Artikulli paraprakKUSHTETUESJA DO SHQYRTOJË MË 18 QERSHOR BASHKË TË TRE PADITË PËR LIGJIN E PROFESIONEVE TË LIRA
Artikulli tjetërTONIGHT – 30.04.2024