Një sasi lënde narkotike, 28 kg heroinë është sekuestruar nga zyrtarët e doganave dhe policisë malazeze në vendkalimin kufitar “Debeli Brijeg” në Mali të Zi ndërsa 2 shqiptarë u prangosen nga policia malazeze.

Lajmi është bërë i ditur nga nga gazeta malazeze “Vijesti” e cila diu iu referuar njoftimit zyrtar të policisë thotë se në pranga ranë 2 shqiptarët, Emilian Arifi 36 vjeç dhe Andi Metani 29 vjeç. Sipas policisë malazeze 2 shqiptarët u përpoqën të trafikonin heroinën drejt kufirit me Kroacinë. Vlera e heroinës së kapur sipas policisë pas përzierjes me substanca të tjera dhe ripaketimit kap vlerën e mbi dy milionë eurove. Policia malazeze po heton sesi lënda narkotike ka mundur të futet në Mal të Zi ndërsa yshohet se 2 shqiptarët kanë arritur ta fusin nëpërmjet pikave kufitare të Shqipërisë drejt Malit të Zi e më pas për të vijuar drejt Kroacisë e nga andej në tregun e vendeve të bashkimit Evropian.

Artikulli paraprakDRAFTI I PLOTE I KOMISIONIT TE VENECIAS PER REFORMEN NE DREJTESI
Artikulli tjetërATLETIKO MADRID, MPOSHT GALAKTIKET FITON DERBIN E MADRIDIT