Banorët në fshatin Mali Kolaj të njësisë administrative Velipojë ankohen se prej kohësh po përballen me mbifaturime të energjisë elektrike.

Ndoc Qyteza është një prej tyre i cili pretendon se harxhon energji elektrike më pak se vlera që i shkruhet në faturë. Ai thotë se mbifaturimet janë të përsëritura sidomos dy muajt e fundit. Për këtë cështje është ankuar vetë tek operatori I shpërndarjes së energjisë elektrike mirepo nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Për të mos mjaftuar kjo për Ndocin luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë kthyer në makth. Ai shprehet se si pasojë e luhatjeve të tensionit i është djegur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve elektroshtepiake.

Prej vitesh nuk është vënë dorë në rrjetin elektik të fshatit Mali Kolaj . Plotësisht i amortizuar dhe me ardhjen e stinës së dimrit, banorët përvecse mbesin në errësirë të plotë u rrezikohet dhe jeta.

Artikulli paraprakTËRMET NË MBLEDHJEN E QEVERISË, LLESHAJ: PO MË DRIDHET ZËRI
Artikulli tjetërSHKODËR, KANALET KULLUESE TË PAPASTRUARA