Fshati Mali Kolaj në njësinë administrative Velipojë të bashkisë Shkodër, është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse. Kushtet e vështira të jetesës, mungesa e ujit të pijshëm, infrastrukturës rrugore si dhe niveli i ulët i papunësisë janë ndër faktorët kryesorë që kanë detyruar banorët të largohen nga fshati në drejtim të një jetë më të mirë bën të ditur kryetari i fshatit Gjeto Leka.

Kryetari i fshatit Mali Kolaj Gjeto Leka, i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të  investojnë në këtë zonë në mënyrë që fenomeni i emigrimit të të rinjve minimizohet.

Shifra e të rinjve të cilët largohen nga fshati Mali Kolaj është dita ditës janë në rritje. Institucionet përgjegjëse duhet të kthejnë vëmëndjen ndaj kësaj zonë për të  përmirësuar kushtet e jetesës së banorëve në mënyrë që të mos largohen edhe ata pak të rinj që kanë mbetur në këtë zonë.

Artikulli paraprakBORIÇ I MADH, FSHATI QË BASHKËJETON ME MBETURINAT
Artikulli tjetërSHKODËR, NDRIÇOHET RRUGA E FSHATIT TË PAQES