Nxënësit e shkollës fillore të fshatit Mali Kolaj në Velipojë ditën e parë të shkollës në vend që të ishin në banka si gjithë të tjerët kanë mbetur në rrugë pa bërë mësim.

Prindërit thonë se një godinë që vitet e kaluara shërbente si shkollë i ka dalë pronari. Zgjidhja që u është ofruar është që mësimi të zhvillohet turnin e dytë në qendër të Velipojës në një shkollë tjetër por transporti nga banesat e tyre tek furgoni është për secilin 4-5 kilometër dhe për banorët është e pamundur të ecin çdo ditë në orët e pasdites dhe kërkojnë që shkolla të jetë në fshatin e tyre….

Vetë nxënësit që mbetën mes katër rrugëve thonë se kanë dëshirë të shkojnë në shkollë por nga largësia është e pamundur dhe e duan shkollën në fshatin ku banojnë….

Ky problem me nxënësit e shkollës Mali Kolaj në Velipojë vijon që prej vitit të kaluar por deri më tani institucionet nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me prindërit.

Artikulli paraprakMASSAFRA: SHKOLLAT NË RREZIK, MË PAK NXËNËS
Artikulli tjetërSHKODËR, PREFEKTJA DHE ZVA UROJNË VITIN E RI SHKOLLOR