Ka mjaftuar kjo e valëvitur e flamurit kuqezi nga shkodrani Irfan Domnori në fshatin shqiptar të Krajës në Malin e Zi gjatë festës së përvitshme të gështenjës që policia malazeze ta ndalojë atë teksa po kthehej drejt Shkodrës pas kësaj feste. Nuk mbeti me kaq sepse gjykata e Tivarit e dënoi Domnorin me 300 euro gjobë dhe një muaj ndalin për të hyrë në shtetin malazez. Domnori tregon këtë incident të krijuar nga malazezët dhe qëndrimin e tij për 7 orë në policinë dhe gjykatën malazeze.

Ndalimin që i ka bërë policia malazeze Domnori e quan një krenari për shqiptarët dhe një ngjarje të papëlqyeshme që njollos shtetin malazez.

Deri më tani askush nga autoritetet shqiptare nuk ka reaguar për këtë ngjarje të ndodhur përveç nënkryetarit në Parlamentin malazez Genci Nimanbegu që ka telefonuar Domnorin dhe pritet të reagojë edhe në parlament atje.

Domnori shprehet se është i pari shqiptar që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka kaluar kufirin drejt Malit të Zi me flamurin kuqezi ndërsa ka marrë pjesë edhe në shumë aktivitete atje por nuk ka patur probleme.

Shpesh herë shteti malazez, policia kryesisht atje tenton të keqtrajtojë shtetasit shqiptar qoftë të komunave shqiptare në Malin e Zi por edhe shqiptarët e Shqipërisë apo të Kosovës duke nisur që nga pikat doganore por edhe gjatë udhëtimeve në shtetin fqinj.

Artikulli paraprakPROJEKTBUXHETI 2020/ MINISTRJA DENAJ: SYNOHET KRIJIMI I 35 MIJË VENDEVE TË REJA PUNE
Artikulli tjetërSTAR PLUS, 3 VITE PARTNERITET ME TV NORVEGJEZ