Brenda javës së ardhshme pritet që Mali i Zi të ketë qeverinë e re që do të udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazi i Lëvizjes Ura. Një gjë të tillë e tha kryetari i Komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj. Koalicioni i ri qeverisë në Malin e Zi të Abazovic do të përbëhet edhe me mbështetjen e partisë Demokratike të Socialistëve të Presidentit Gjukanovic, pakicave boshnjake dhe partive shqiptare në shtetin fqinj. Arsyeja e shtyrjes të formimit të qeverisë së re ishin zgjedhjet vendore në Ulqin dhe Beranje.

Në zgjedhjet vendore të Ulqinit asnjë prej forcave politike nuk mori 17 këshilltarë që nevojiten për të zgjedhur kryetarin e ri por sipas Gjeloshaj koalicioni “Fillimi i Ri” i cili mori më shumë se të gjithë, 14 këshilltarë të konfirmuar pritet që bashkë me partitë e tjera shqiptare të udhëheqë Ulqinin.

Sa i përket qeverisë së re në Malin e Zi që pritet të udhëhiqet nga Abazoviç, pozita e shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj pritet që të përforcohet dhe qytetet shqiptare të marrin investimet e munguara në këtë 30 vite tha Gjeloshaj.

Nikë Gjeloshaj drejton prej 3 vitesh komunën shqiptare të Tuzit në Malin e Zi dhe është drejtues forcës politike Alternativa Shqiptare ndërsa sëfundmi pjesë e koalicionit “Fillimi i Ri” në zgjedhjet vendore në Ulqin.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 9500 PËRFITUES TË MBROJTJES SOCIALE
Artikulli tjetërSITUATA NGA KORONAVIRUSI, TOMINI: 49% E POPULLSISË ËSHTË VAKSINUAR ME NJË DOZË