Me ardhjen e festave te fundvitit organizimet e restoranteve dhe resorteve te ndryshme ne Malin e zi jane te shumta ne numer.
Pikerisht per kete ne sallen e “Hotel Colosseo” eshte organizuar nje takim i titulluar “Dielli debora dhe deti” me perfaqesues te turizmit nga Mali i Zi ku treguan ofertat dhe organizimet qe do te realizohen per naten e vitit te ri por edhe me perpara dhe gjate diteve te janarit. Aktiviteti në mjediset e hotel Colosseo u zhvillua nga organizata Kombëtare e Malit të Zi dhe organizatat turistike lokale të Tivarit, Budvës, Ulqinit dhe Zhablakut. “Në këto ditë festash ofrojnë disa prej hoteleve më të mira me çmime shumë të favorshme dhe jemi këtu për të ftuar të gjithë shqiptarët dhe shkodranët që të jenë të pranishëm në festat e fundvitit por edhe në ditët e para të janarit. Është një atmosferë e mrekullueshme që krijohet dhe ftojmë të gjithë që të na bashkohen. Në kaloshin, një prej vendeve më të preferuara nga ju do të hapen dy hotele të një niveli shumë të lartë dhe atje festat bëhen edhe më të bukura. Po ashtu shumë qendra turistike në Malin e Zi kanë përgatitur oferta me çmime shumë të voltishme për sezonin dimëror. Komuna e Zhablakut gjithashtu është e gatshme për të pritur turistë të shumtë. 13 hotele atje janë në pritje të turistëve dhe ofrojnë kushte dhe çmime të mira. ka dhe një qendër që hap për ski me 20 dhjetor gjatë ditës dhe gjatë natës për të gjithë të apasionuarit dhe po ashtu do të hapet edhe pista e patinazhit”. Me programe argetuese, koncerte disa ditore te artisteve te njohur rajonal neper sheshet e qyteteve te ndryshme si Budva, Tivar, Podgorice, Zhablak duke sjellur nje larmi per te gjthe ata qe do te zgjedhin Malin e zi per festat e fundvitit. Aktivitetet e ndryshme parashikohen te nisin qe me daten 26 dhjetor duke sjellur sa me te ngrohte atmosferen festive. Alternativat e zgjedhjeve qe u prezantuan ne kete takim jane te shumta ku pjesa me e madhe e tyre ishin te fokusuara tek vendet bregdetare por edhe ato malore duke ofruar mundesine e shfrytezimit te debores per ata qe deshirojne te bejne ski e te shijojne sa me shume keto festa.