Një atentat me bombë në makinë ka ndodhur mesditën e djeshme në kryeqytetin malazez të Podgoricës. Objektiv ka qenë një personazh i njohur i botës së “errët” malazeze, Nikola Çupiç, i njohur ndryshe si “i forti” i Kotorit, ka humbur jetën.

Pas një shpërthimi me tritol, automjeti u përfshi nga flakët duke bërë që Çupiç të humb jetën. Ngjarja ndodhi në rrugën “Novaka Milosheva”, që ndodhet pranë shkollës së muzikës në kryeqytetin e Malit të Zi. Nikola Çupiç, 35 vjeç, vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes.

Çupiç ka qenë i dënuar për krime ndaj jetës, si dhe për armëmbajtje pa leje. Antetati ndaj tij dyshohet se ka lidhje pikërisht me të shkuarën kriminale të Çupiç. Ai po udhëtonte me një automjet tip Tojota me targa të Cetinjës.

Sipas dyshimeve Çupiç mendohet se në vitin 2014 ka qëlluar më armë zjarri një person. Ndërkohë në shtator të po këtij viti ka vendosur eksploziv në shtëpinë e Andrija Ivanoviç. Ai u arrestua gjithashtu në fund të janarit 2016 në Podgoricë, kur policia i gjeti një pistoletë në automjetin e tij.

Kotori është një prej qyteteve më problematike në Malin e Zi sa i përket krimit të organizuar. Grupe kriminale atje kanë influencë në të gjithë qytetin por edhe në qytete të tjera të Malit të Zi.

Edhe më përpara anëtar të ndryshëm të grupeve kriminale janë ekzekutuar në vrasje të bujshme. Trafiku i drogës është konflikti kryesor që çon në përplasje grupet kriminale atje por jo vetëm.

Disa prej këtyre personave që kanë kryer krime të ndryshme dyshohet se kanë lidhje edhe me grupe shqiptare duke bashkëpunuar për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia malazeze po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Artikulli paraprakGJYLBEGAJ: QYTETARËT SHKODRANË SHEMBULL PËR TAKSAT
Artikulli tjetërSTUHIA MBYT 4 PERSONA NË LIQENIN E SHKODRËS