Është përfshirë nga flakët Pallati i Kulturës‘Dhimitër Orgocka’ në Maliq.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë është djegur terësisht objekti dy katësh. Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit që vijon ende. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Artikulli paraprakKËNGËTARI SHQIPTAR AKUZON GRUAN PËR DHUNË: DUA URDHËR MBROJTJEJE
Artikulli tjetërVUÇIÇ BRAKTIS CEREMONINË E MBAJTUR NË BRUKSEL