Me mallin për vendlindjen artistja e madhe Justina Aliaj u rikthye pas shumë vitesh në Shkodrën e saj me një mbrëmje poetike sëbashku me aktorët e teatrit “Migjeni” dhe korin polifonik “Prenk Jakova” drejtuar nga Gjon Shllaku. Aktorja dhe këngëtarja Aliaj e cila u kujdes edhe për regjinë e kësaj mbrëmje të veçantë përzgjodhi poezi që nga mesjeta me Pjetër Budin e deri tek poetët e ditëve të sotme, njësoj si cikli i jetës….
Një moment emocionues për Justina Aliaj është momenti kur këndoi këngën “Mall për Vendlindjen”. Për artisten e dashur shqiptare Justina Aliaj kjo mbrëmje është një ëndërr e munguar që arriti ta plotësojë…. Emra të shumtë të artit e kulturës shqiptare si maestro Zhani Ciko erdhën për të shijuar këtë mbrëmje poetike të veçantë. David Tukiçi, kompozitori i muzikës shqiptare thotë se Justina Aliaj tregoi gjithë potencialin artistik të saj ndërsa edhe vetë po përgatitet për të vënë në skenë operan “Rozafa”…
Poezitë e disa prej emrave më të njohur të letërsisë shqiptare të interpretuara nga Justina Aliaj dhe aktorët e teatrit “Migjeni” sollën një natë e cila do mbesë gjatë në memorien e spektatorëve të pranishëm të cilët duartrokitën gjatë këtë mbrëmje poetike të sjellë përmes emocioneve dhe elegancës.