Një 36-vjeçar nga Kukësi u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë.Sipas bluve,si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas transportonte me furgon, sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Black Market” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi B. J., 36 vjeç, banues në Kukës.

36-vjeçari u kap në flagrancë, në Mirditë, teksa transportonte me furgon, me qëllim shitjen, 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1000 000 lekë. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.Mallrat dhe produktet që transportonte shtetasi B. J. u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin, celularin e këtij shtetasi dhe me 800 000 lekë që iu gjetën gjatë kontrollit fizik, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e këtyre produkteve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZJARRI NË DUDAS, FAMILJARËT: NUK VLERËSUAN DËMET
Artikulli tjetërNIS “TONIGHT”, I FTUAR PJERIN NDREU