Operacioni nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore te Policisë Shkodër.Arrestohet një shtetas , për veprat penale të: “Fshehje e të ardhurave” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”,
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme duhani të grirë dhe të presuar, kontrabandë (255 kg)
1. Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore te Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Edmond Gjolaj, 41 vjeç me banim në Koplik rrethi Malësi e Madhe
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
U kap në flagrancë nga afektivët e Drejtorisë Policisë Vendore Shkodër në rrugën nacionale Shkodër-Koplik.
Ky shtetas drejtonte mjetit furgon, me targë AA265GD, brenda të cilit kishte një sasi duhani të grirë dhe të presuar prej 255 (dyqind e pesëdhjet e pesë) kilogram, për të cilin ky shtetas nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni.