Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas pak momente më parë.

Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet. Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON NDAJ SKËNDËRBEUT, 0-2 PËR KUQEBLUTË
Artikulli tjetërGJKKO MASË SIGURIE PËR BERISHËN, DETYRIM PARAQITJE