Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi një avion me zyrtarë të agjencisë së kufirit të BE-së u përplas në Maltë.

Avioni i vogël u rrëzua menjëherë pasi u nis nga Aerporti Ndërkombëtar i Maltës rreth 7.20 të mëngjesit me orën lokale. Një dëshmitar tha për Times of Malta se avioni sapo u ngrit anoi nga e djathta dhe u rrëzua menjëherë. Pamjet e filmuara nga një tjetër avion tregojnë përfshirjen nga flakët të avionit me zyrtarët e BE-së në bord. Nga kjo tragjedi nuk besohet të ketë të mbijetuar, dhe konsiderohet si aksidenti më i keq ajror i ndodhur në Maltë. Zyrtarët thanë se avioni po drejtohej për në qytetin Misrata në Libri dhe nuk ka një konfirmim të mënjehërshëm të kombësisë së viktimave.

Artikulli paraprakTRUMP PRANON QË ËSHTË PAS CLINTON
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “DRYING”