Maluma është nga këngëtarët më në zë të momentin dhe numëron hite të shumta si dhe bashkëpunime me yjet botërore. Shumë i dashur kolumbiani është dhe në vendin tonë ku ardhja e tij është mirëpritur prej kohësh nga publiku shqiptar.

Dhe më në fund ka një datë zyrtare, të konfirmuar edhe nga vetë ai. Artisti i njohur ka publikuar datat e turneut të tij dhe mes tyre është 14 mars 2022, koncerti në Tiranë që konisiston me Ditën e Verës.

Koncerti i Maluma-s në Tiranë do të mbahej më 14 mars të vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë ai u anulua. Më pas u planifikua që këngëtari latin të performonte në Sheshin Nënë Tereza më 6 shtator të po atij viti, por edhe kjo nuk ndodhi për shkak të agravimit të situatës me Covid-19.

Një vit më parë, u mësua se bileta për të marrë pjesë në koncert është 25-38 euro, ndërsa për të gjithë ata që duan ta takojnë nga afër artistin, mund të blejnë biletën “Meet & Greet” për 335 euro.

Artikulli paraprakARRESTIMI ISH-MINISTRIT LEFTER KOKA, SPAK NJOFTIM ZYRTAR: JA PËR ÇFARË AKUZOHET…
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 20 KG MARIJUANA BRENDA MAKINËS ME DREJTUES SHQIPTAR QË TRANSPORTONTE PAJISJE HIDROSANITARE