Muaji Tetor i cili eshte percaktuar si periudha e sensibilizimit kunder kancerit te gjirit nuk ka gjetur bashkpunimin e duhur mes institucioneve.Dy dite me pare perfaqesues te Siptalit Rajonal Shkoder realizuan nje takim sensibilizues ne shkollen Mati Logoreci duke i bere thirrje stafit pedagogjik te behen pjese e egzaminimeve tek dy pikat e mamografise njera ne spitalin rajonal ndersa tjetra prane poliklinikes se qytetit.

Por vetem nje dite pas ketyre thirrjeve qe psikologe dhe mjeket onkologe benin, qytetaret jane perballur me nje realitet tjeter.Star Plus eshte njohur qe mengjesin e se premtes me mungesen Mamografia e cila sipas punonjesve te ketij institucioni eshte jashte funksioni prej 1 jave teksa eshte dreguar ne tirane per nje tjeter kontroll pas nje defekti te mundshem.Premtimi se kjo pajisje do te vihej ne funksion diten e shtune nuk eshte mbajtur pasi dera ishte e mbyllur. Oraret jane te qarta edhe pse dera ne te vertete ishte e mbyllur.Sipas grafikut nga ora 8 deri ne oren 9 duhet te jepen pergjigjet e grafikut, ne oren 9 deri ne 13 duhej te ishte orari i vizitave ndersa ndersa nga ora 13-14 procesi i korrektimit te mamografise.Pika tjeter e mamografise ajo prane siptalit rajonal duket eshte rivene ne funksion pasi te kontaktuar nga ana jone drejtues te ketij Spitali e konfirmuan kete fakt. Tetori është muaji i cili i përkushtohet luftës kundër tumorit më të shpeshtë malinj tek femrat, ndërsa shiriti rozë është prej vitesh një simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.Objektivi kryesor i të gjitha fushatave të stolisura me shirita rozë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje të tmerrshme, zbulimin e ilaçit dhe informimin e femrave dhe vajzave adoleshente në lidhje me rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe kontrolleve mjekësore.

Artikulli paraprak“AVOKATI I POPULLIT” NJIHET ME PROBLEMET NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërPOSTA: 10 MIJË PENSIONISTË PJESË E SHËRBIMIT