Banoret e lagjes “Demokracia” në Mamurras vijojnë rezistencen e tyre ndaj kompanive që marrin inerte në kodrat e qytetit. Prej 12 ditesh mbajnë të bllokuar lëvizjen e kamioneve në rrugen e lagjes së tyre, duke qëndruar në rrugë përgjatë 24 oreve.
Banoret janë të vendosur për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë, që sipas tyre ju kanë dëmtuar rruge, rrezikojnë jeten e fëmijeve, krijojnë zhurma dhe tronditje të banesave.
Në mbështetje të banoreve ishte dhe ambjentalisti Sazan Guri, sipas të cilit shqetësimi është i drejtë dhe nuk do ti ndalet kësaj çështje derisa problematika të marrë zgjidhje.
Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga 13 kompani ndërtimi që marrim inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.Bashkia e Kurbinit kishte premtuar gjetjen e një rrugëkalimi tjeter për mjetet e tonazhit të rëndë, por premtimi nuk u mbajt duke detyruar banoret që të vendosin barriera dhe të qëndrojnë në rrugë përgjatë 24 oreve për të ndaluar lëvizjen e kamioneve.