Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në kodrat e qytetit te Mamurrasit është bllokuar prej 5 ditesh. Banoret e lagjes demokracia kanë vendosur barriera në rrugë dhe vijojnë të qëndrojnë aty, duke penguar levizjen e kamioneve. Banoret thonë se nuk do të largohen nga rruga derisa sa problematika e tyre të marrë zgjidhje, ashtu siç ju kishte premtuar Bashkia e Kurbinit.
Këtë të hënë në zone kane mberritur forca te shumta policie, drejtuesit e së cileve kanë kërkuar hapjen e rrugës, por nuk ende nuk është arritur një marrëveshje dhe pritet që blutë të ndërhynë forcërisht. Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga 13 kompani ndërtimi që marrim inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.