1 shkurti ishte afati i përcaktuar nga Bashkia e Kurbinit, për bllokimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugen e lagjes “Demokracia” në Mamurras, por kjo nuk ka ndodhur.Përballë kësaj situate banoret u ngriten sërish në protestë, duke bllokuar vetë lëvizjen e mjeteve të rëndë, që sipas tyre ju kanë dëmtuar rrugen dhe ju rrezikojnë jeten e fëmijeve.

Banoret fajësojnë kryebashkiaken e Kurbinit për mosmbajtje të premtimit, duke paralajmeruar përshkallëzim të reagimit, nëse nuk do të ndalohet kjo masaker që sipas tyre po i bëhet dhe masivit pyjor të zonës.

Ky aks rrugor përdoret nga kompanitë e ndërtimit për të transportuar materiale inerte nga kodra e qytetit drejt kantierëve ku po ndërtohen pallatet.

 

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT NË SHKODËR MBYLL DYERT
Artikulli tjetërBANORËT E BARDHAJVE THIRRJE INSTITUCIONEVE PËR URËN