Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, ngriti sërish ne proteste banoret e lagjes “Demokracia” në Mamurras. Që prej oreve te para të magjesit banoret kane bllokuar levizjen e mjeteve të tonazhit të rendë që marrin inerte në kodren e qytetit, pasi sipas tyre po dëmtojnë rrugen dhe janë kthyer ne rrezik për jeten e fëmijeve. Banoret thonë se do të qëndrojnë ne rruge dhe nuk lejojnë të lëvizin asnjë mjet të tonazhit të rëndë.

Kjo është protesta e tretë e banoreve të lagjes Demokracia në Mamurras dhe jane te vendosur te qëndrojnë në rruge, derisa problemi i tyre të marre zgjidhje siç ju kishte premtuar kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara.

Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga 13 kompani ndërtimi që marrim inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.

 

Artikulli paraprakHUBER: TË RINJTË TË ZGJEDHIN ARSIMIN PROFESIONAL
Artikulli tjetërBERISHA NË MIRDITË, PREZANTON ALBERT MËLYSHIN