Sigurimi i ujit të pijshem është kthyer në sfidë për banoret e lagjes “Demokracia” në Mamurras.

Prej shumë vitesh në çezmat e qytetareve nuk rrjedh asnjë pikë uji, pasi linja e ujësjellësit në kë të zonë është jashtë funksioni.Në këto kushte banoret detyrohen ta blejnë ujin e pijshem, duke shtuar kostot financiare për ta.Ata thonë se kjo situatë është e papranueshme dhe e kanë humbur shpresen se problematika do të marrë zgjidhje, pasi premtimet në vazhdimësi kanë rezultuar gënjeshtra.

Mungen e ujit të pijshem e vuajnë rreth 2 mijë banor në lagjen “Demokracia” të Mamurrasit, ndërsa as me buxhetin e këtij vitit të Bashkisë Kurbin nuk është parashikuar të investohet në riparimin e rrjetit elektrik.

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM I VATIKANIT: LARG EKSTREMIZMAVE FETAR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 20.03.2023