Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në poliklinikën e qytetit të Shkodrës.
Manastirliu shprehet se punimet e restaurimit të godinës së poliklinikës do të mbyllen brenda këtij viti.
Ndërkohë prezent në këtë inspektim ishte edhe drejtori I Spitalit rajonal të Shkodrës Senad Halluni I cili u shpreh se spitali do të jetë korrekt në shërbim e gjithashtu edhe në kryerjen e punimeve në këtë poliklinikë ku në fund të vitit pritet të vihet në dispozicion të qytetarëve.
Qeveria përveç poliklinisë së Shkodrës ka në proces restaurimi edhe dy poliklinika në qytete të tjera me të cilat synohet që tu sherbejnë sa më mirë dhe me efiçencë qytetarëve shqiptar në shërbimin mjekesor.