Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore verore në Rrjoll një nga 28 qendrat e hapura gjate sezonit veror. Manastirliu ka biseduar me banorë dhe turistë të cilët kanë vlerësuar shërbimin shëndetësor. Gjatë inspektimit të qendrës verore Rrjoll,
Manastirliu tha se po bëhet një punë voluminoze nga shëndetësia për të ofruar shërbim shëndetësor të aksesueshëm duke shmangur spitalet apo qendrat shëndetësore të largëta.
Në plazhin e Velipojës deri në datën 23 Korrik nga të dhënat janë ofruar 23 mijë e 500 shërbime jo vetëm me vizita dhe konsulta por edhe me shërbime direkte, mjekime plagësh, me perfuzione, me mjekime të ndryshme duke shmangur spitalin, duke shmangur vajtjen deri në qendrat shëndetësore të largëta.