Bonusi i bebes (40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë) u ka shkuar prindërve të rreth 10 mijë të porsalindurve në muajt e parë të këtij viti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se, prej fillimit të këtij programi universal në janar 2019, më shumë se 167 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

“Bonusi i bebes” është një politikë sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit. Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen, duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë. Për fëmijën e parë bonusi është 40,000 lekë, për fëmijën e dytë 80,000 lekë dhe për fëmijën e tretë e më shumë 120,000 lekë.

Artikulli paraprakKQZ DËRGON PËR VERIFIKIM NË PROKURORI 29 KANDIDATË PËR KRYEBASHKIAKË DHE KËSHILLTARË
Artikulli tjetërMBYLLEN APLIKIMET PËR SUBVENCIONET DHE NAFTËN FALAS NË BUJQËSI, AZHBR: APLIKUAN 68,500 FERMERË