Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike për të adresuar sfidat e arsimit të lartë dhe prioritetet e punës së përbashkët për zgjerimin e projekteve të ndërkombëtarizimit të universiteteve, nisjen e një procesi të profilizimit të tyre si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.

Gjatë takimit me rektorët u vu theksi tek thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe krijimi i një oferte më tërheqëse për studentët vendas por edhe ata të huaj.

Artikulli paraprakUDHËHOQI “SULMIN” TERRORIST NË KOSOVË! JEP DORËHEQJEN NËNKRYETARI I LISTËS SERBE, MILAN RADOIÇIÇ
Artikulli tjetërPOLICIA: LUFTË KULTIVIMIT TË DROGËS