Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka takuar mjekët e rinj të specialiteteve të urgjencës, anestezi-reanimacionit, pediatrisë dhe kardiologjisrlë, që i janë bashkuar ekipit të këtij spitali. Gjatë vizitës në Spitalin e Shkodrës, Ministrja Manastirliu tha se investimet do të vijojnë, edhe me Poliklinikën e qytetit verior.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, deputetja e qarkut Shkodër, Edona Bilali vlerësoi investimet.
Janë 100 mjekë specialistë të atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake, 5 prej të cilëve tashmë pjesë e Spitalit të Shkodrës.