Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë foto me Gjinovefën, një nga gratë që ka luftuar dhe ka arritur të fitojë betejën me kancerin e gjirit. Manastirliu shprehet se ajo është shembull për shumë gra që sot përballen me sëmundjen e rëndë.

“Gjinovefa është ndër ato gra të forta, që me kurajë të jashtëzakonshme ka luftuar dhe ia ka dalë ta fitojë betejën me kancerin e gjirit. Sot, është shembull frymëzues për shumë gra që përballen me sëmundjen e rëndë.

Nuk do të reshtim këtë tetor dhe çdo ditë të vitit, të çojmë zërin tonë te çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, sepse diagnostikimi i hershëm, të shpëton jetën”, shkruan ministrja.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET SHKATËRRUESE NË INDI DHE NEPAL, MBI 150 PERSONA HUMBËN JETËN, DHJETËRA TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërJA KU DO TË KETË STAKIME TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË QYTETIN E SHKODRËS