Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu deklaroi në Kuvend se qeveria do të garantojë vaksinat e reja anticovid, të cilat përfshijnë dhe nën variantet e reja.

“Nëpërmjet amendimit marrëveshjes me kompaninë Pfizer, duke mos pasur asnjë efekt financiar, por duke u bazuar tashmë në doza të cilat ne i kemi të financuara me buxhetin e këtij viti, të mundemi që duke ndryshuar skedulimin apo kalendarin e mbërritjes së dozave të vaksinave të adaptuara sipas varianteve të reja, BA1, BA4/5, të mundemi që të kemi këto vaksina të adaptuara, në Shqipëri brenda muajit nëntor”-tha Manastirliu. Duke folur per ritmet e vaksinimit krahasuar me vendet e rajonit, Manastirliu tha:

“Shqipëria ka një mbulesë vaksinale me të njëjtat nivele me Serbinë dhe më të lartë se Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe se Mali i Zi.”-tha Manastirliu
Ministrja Manastirliu tha se është garantuar gjithashtu edhe vaksinimin falas kundër gripit për grupet vulnerabel.

“Ne jemi duke realizuar një vaksinim të kombinuar në të gjithë qendrat shëndetësore. Vaksinohet falas jo vetëm kundër Covidit, por edhe kundër gripit të stinës dhe deri tani janë kryer mbi 150 mijë vaksinime kundër gripit.”-tha Manastirliu në Kuvend.

Artikulli paraprakPROJEKTI PËR PORTIN, REAGON SËRISH RAMA: KOMPANIA E MUHAMMED EL ALABBAR E MIRËPRITUR EDHE…
Artikulli tjetër“OSE SHUHET PD, OSE FITON PLURALIZMI”, ÇFARË PARALAJMËRON BERISHA