Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në “Twitter” ka publikuar shifrat, e personave të vaksinuar në Shqipëri, deri më tani.

Manastirliu thekson se nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”, janë kryer mbi 172 mijë vaksinime. Ajo shton se vetëm sot, janë zhvilluar 17 023 vaksinime.

“Nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria fiton’, janë kryer gjithsej 172 486 vaksinime”, shkruan Manastirliu.

Më herët, kryeministri Rama deklaroi se deri tani janë vaksinuar kundër COVID-19 mbi 100 mijë të moshuar.

Artikulli paraprakGJYQI 110 MLN EURO PËR BECCHETTIN, ‘SHPËRTHEN’ META: VENDIMI PËR KAPRIÇON E RAMËS, SPAK TË HETOJË DËMIN QË DO E PAGUAJNË SHQIPTARËT
Artikulli tjetërRAMA EMËRON XHENI HALILIN KOORDINATORE TË PS-SË NË SHKODËR