Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kishte asnjë përgjigje për akuzat që bën çdo ditë opozita për ilaçe të skaduara, për oligarkë që marrin tendera apo akuza të tjera si këto.

E pyetur për largimin e mjekëve nga Shqipëria për të punuar në shtete të tjera ministrja Manastirliu e pranoi këtë fenomen ndërsa tha se qeveria po merr masat e saj për mbështetjen e mjekëve dhe infermierëve duke patur një buxhet me 7% më shumë që do shkojë për rritjen e pagave.

Lidhur me problemet që kanë ambulancat të cilët nuk plotësojnë standardet e kërkuara ministrja Manastirliu u shmang duke thënë se 100 autoambulancave aktuale do t’i shtohen edhe 32 të tjera.

Ministrja Manastirliu u përgjigj pas inaugurimit që bëri tek urgjenca e re e spitalit rajonal të Shkodrës.

 

 

Artikulli paraprakAUTOBUSËT ELEKTRIKË, AHMETAJ: KURSEJMË 195 MIJË EURO
Artikulli tjetërLEZHË, MESAZHE EDUKUESE PËR MJEDISIN